11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

MPJ-ja konfirmon mbërritjen e “trupit të pajetë të qytetarit të raportuar si i vrarë në Lloznicë”: Po kryhen procedurat për identifikim

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Tupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnate, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit