15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

MPJ-ja gjermane dënon ashpër vrasjen e policit, Sarrazin vjen sot në Kosovë

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Mitrovicës së Veriut.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Një zhvillim tjetër i fundit bëhet fjalë se emisari gjerman, Manuel Sarrazin pritet që sot të udhëtojë në Kosovë, ku sigurisht pritet të ketë edhe takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se sot në zyret e kryeministrit kanë shkuar edhe vendet e QUINT-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit