Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, e njohur në opinion si marrëveshja për letërnjoftime.
Nga kjo ministri kanë thënë se shpresojnë që dy vendet të arrijnë marrëveshje edhe për targat.
“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese. Shpresojmë që palët të bien dakord sa më shpejt për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Turqisë.
Turqia ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.