-9.2 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

MPJ dënon veprimet në Bërnjak, u bën thirrje qytetarëve të përdorin pikat tjera kufitare

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar veprimet në pikën kufitare të Bërnjakut ku persona të maskuar kanë ndaluar shqiptarë me vetura me targa gjermane.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, MPJD ka thënë se kjo situatë po mbikëqyret nga policia serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë.

Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se kjo sjellje nuk tolerohet dhe rikujton periudha të errëta të historisë.

“Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”.

Në fund, MPJD u ka bërë thirrje të shmangin pikat kufitare me Serbinë.

“Për shkak të kësaj gjendjeje të papranueshme, pika kufitare e Bërnjakut do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

MPJD i bënë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit