Sipas MPB-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka rënë dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.
Në Prishtinë dhe rrethinë, vërshimet janë lokalizuar kryesisht në nënkalime dhe disa rrugë dytësore, ndërsa në komunat tjera situata raportohet kryesisht e qetë dhe e menaxhueshme.
Në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar përkohësisht disa familje si masë sigurie, ndërsa në Istog është evakuuar një familje.
MPB bën të ditur se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë të mobilizuara në gjithë vendin, ndërsa sistemi emergjent 112 është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm.
Megjithatë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, me disa rrugë të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar






