21.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

MPB lanson fushatën “Festo me zemër, jo me armë”

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

Në këtë konferencë morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Vallaste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, Nuno Queiros, Drejtori i Departamenti të Rendit Publik në Policinë e Kosovës,  Arbnesh Ajvazi, dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të medias, të bashkësive fetare.

Në hapje të kësaj fushate, Gashani, vuri në dukje se në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të MPB-së dhe agjencive të saj përkatëse, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i aktorëve të tjerë institucionalë, shoqërisë civile, mediave dhe vetë qytetarëve.

”Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasojat e rënda që sjell posedimi i armëve të paligjshme dhe veprimet kriminale”, thuhet mes tjerash në postim.

Të ngjashme

Të fundit