-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

MPB: Jemi në dispozicion për veprim në të gjitha komunat e Kosovës

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme ka dal me komunikatë rreth vërshimeve që po ndodhin në Kosovë.

Në komunikatë thuhet se  Ministri e Punëve të Brendshme është në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim.

Ata apelojnë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante ata kanë bërë publik numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194.

Komunikata e plotë:

Duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Qendrës Operative Emergjente, mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative tëqarkullueshme, përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara.

Institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skënderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave.

Në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune.

Si Ministri e Punëve të Brendshme jemi në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ju apelojmë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit