Nga ora 18:00, serbët nga ana e Serbisë kanë bllokuar tri pikëkalime kufitare me Kosovën.
Ndonëse numri i qytetarëve serbë është i vogël, “sherri” megjithatë është i madh.
Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se cilat pikëkalime janë bllokuar.
Në përditësimin e bërë në orën 20:13, njoftohet se nëpërmjet Bërnjakut, Jarinjes dhe Mërdarës aktualisht nuk lejohet as hyrja e as dalja me dokumente të Republikës së Kosovës.