Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 1 janari 2024, me pasaportë të Kosovës qytetarët kanë mundësinë e udhëtimit pa vizë në vendet e Shengenit, për qëndrime afatshkurtra, disa herë brenda vitit.
Kjo ministri, përmes një postimi në Facebook, njofton shtetasit e Kosovës për rregullat e udhëtimi në vendet e Shengenit, pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari 2024.
“Nga 1 janar 2024 me pasaportë të Kosovës ju keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit. Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, njofton MPB.
Bëhet e ditur se për të udhëtuar pa vizë, kërkohet pasaportë biometrike, informata apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informata të vendqëndrimit, biletë kthyese, si dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare ‘para cash’ ose kartelë krediti.
Gjithashtu, qytetarët njoftohen se shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellë pasoja personale, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vjet.
https://m.facebook.com/RKS.MPB/posts/715996357240742?ref=embed_post&wtsid=rdr_0dzZ3sVTGwifNZLS7