Në postimin e tij, reperi tregon se ky qen ka qenë ëndrra e tij që prej moshës 17-vjeçare dhe se për vite me radhë ka qenë në kërkim të këtij lloj specifik.
Pavarësisht lëvizjeve të shumta dhe kërkimeve pa fund, ai nuk e ka humbur kurrë dëshirën për ta bërë realitet këtë ëndërr, dhe më në fund ia ka dalë.

“Ky nuk është thjesht një qen, është shoku im i parë, ushtari im, krahu im i djathtë”.
I njëjti e përmbylli postimin me një mesazh motivues për të gjithë ndjekësit e tij.

“Ëndrrat bëhen realitet kur punon fort për to”, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e përkushtimit dhe vullnetit në arritjen e qëllimeve personale.
E nga ana tjetër, Mozzik këto ditë është rikthyer edhe me muzikë të re që u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/