27.7 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Mozzik prentendon se në aeroport u ndalua për shkak të presionit të Dimalit dhe Hekuranit: Qe dy vjet jam në hall të madh me ATK

- Advertisement -

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si “Mozzik” pretendon se ndalimi i tij ditë më parë në aeroport është bërë “nga presioni” i Dimalit dhe Hekuranit.

Sipas tij, zyrtarë të VV-së e kanë personale me të.

Ai thotë se me orën flaso nuk mundet “ta tatimojë askush me mijëra euro”. Tutje reperi thotë se “që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK”.

Postimi i tij i plotë:

Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë.

Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë.

Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni 👍. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro 🫡.

Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendasëve të mi ndaj meje?!

Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush 😉.

Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!

Suksese!

Mozzik

23 shtator 20:50

Të ngjashme

Të fundit