Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shfaqur një anë më personale dhe emocionale të vetes, duke folur për besimin dhe tradhtinë.

Në fotografinë e publikuar, Mozzik shihet i shtrirë dhe pranë tij ndodhen dy qentë e tij.

 Foto: Instagram

Krahas imazhit, reperi ka shkruar një mesazh të fortë për ndershmërinë dhe besnikërinë, duke bërë një krahasim mes njerëzve dhe kafshëve.

“Nuk i zgjedh dot njerëzit, po qentë po – këta s’të tradhtojnë kurrë. Këta s’të kafshojnë kurrë pas shpine… prandaj i mbaj afër”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, artisti ka shtuar një urim të ngrohtë për ndjekësit, duke u dëshiruar një ditë të qetë dhe pozitive.

“Të gjithëve ju uroj një diel të bukur e të qetë”.

Postimi i Mozzik është interpretuar nga fansat si një reflektim mbi marrëdhëniet njerëzore dhe përvojat personale.