Home Rozë Mozzik merr vendimin e papritur për tu larguar nga rrjetet sociale

Mozzik merr vendimin e papritur për tu larguar nga rrjetet sociale

0

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ditën e sotme ka vendosur që të shkëputet nga llogaria e tij në Instagram për një periudhë kohore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në InstaStory, ku ka treguar se faqja e tij gjithashtu do të bëhet private për pak kohë.

“Kjo llogari nuk do të jetë aktive dhe private për një kohë të gjatë. Faleminderit për kuptimin”– ka shkruar Mozzik krahas fotos së tij, ndërsa akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me reperin që ai ka marrë këtë vendim kaq të papritur për fansat e tij të zjarrtë.

Exit mobile version