“Nuk mund të rrimë duarkryq kur preket nderi, gjaku dhe sakrifica e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë,” ka shkruar ai, duke theksuar se do të jetë së bashku me familjen e tij, krah për krah me qytetarët, në këtë protestë.
Mozzik ka bërë thirrje për unitet dhe pjesëmarrje të të gjithë shqiptarëve, duke theksuar se ky është momenti për të treguar se “gjaku i dëshmorëve nuk harrohet, se burrëria nuk shuhet dhe se zëri i drejtësisë nuk mund të heshtet”.
Protesta do të mbahet të mërkurën, më 7 gusht, në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Ftoj çdo shqiptar me zemër e nder, të jetë aty! Për gjakun e derdhur, për nderin e kombit, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Sepse kur kombi thërret – burrat nuk mungojnë!”, përfundon reagimi i tij.