2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Mozzik hap zemrën dhe rrëfen momentin e vështirë: Kam qarë pas shumë viteve

- Advertisement -

Mozzik rrëfeu te emisioni i Donald dhe Romeo Veshajt, “Më lër të flas”, për një periudhë të vështirë të jetës së tij.

I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka qarë, artisti kujton periudhën e pandemisë së Covid 19, kur i ati pësoi një sulm në zemër dhe para se të hynte në sallën e operacionit, mjekët lajmëruan se duhet të ishin të përgatitur për gjithçka.

“Hera e fundit që kam qarë, ka qenë koha e pandemisë, ka qenë rasti i babait. Në fillim ka pasur një sulm në zemër, asnjëherë nuk kishte qenë i sëmurë.

E çuam në spital, aty ka qenë momenti kur kam qarë pas shumë viteve, nënshkrova një letër para operacionit të tij, ku mbaja përgjegjësi edhe për vdekjen e tij. Thash çfarë po bëj”.

Tani babi është mirë, më mirë se unë madje, thotë këngëtari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit