Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Mozzik ka deklaruar se si artist dhe qytetar i Kosovës ndjen përgjegjësi morale të reagojë në momentet kur, sipas tij, drejtësia vihet në pikëpyetje.
“Drejtësia nuk duhet të përdoret si mjet politik, as të ndërtohet mbi heshtjen tonë”, ka shkruar reperi, duke theksuar se heshtja përballë padrejtësive nuk është zgjidhje.
Ai ka bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si simbol të lirisë dhe sakrificës.
“Liria ka emër!”, ka përfunduar Mozzik në mesazhin e tij, duke i ftuar qytetarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe të paanshme.






