Reperi i njohur Mozzik ka shënuar sot 30-vjetorin e lindjes me një rrëfim personal plot emocione.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij vizitën në Bocholt, Gjermani, qyteti ku lindi dhe ku prindërit e tij jetuan e punuan para kthimit të detyruar në Kosovë në vitin 2000.

Në postimin e tij, Mozzik kujton sakrificat e prindërve që punuan deri në tri punë njëkohësisht, për t’i ofruar familjes një jetë më të mirë. Ai shprehet se rikthimi pas 25 vjetësh i solli ndjenja të përziera mes mallit, nostalgjisë dhe krenarisë.
“Bocholt është rrënja ime, dëshmia se prej nga kam nisur. Sot, u përkulem me gjithë shpirt prindërve të mi, dy heronj të heshtur që me djersën e tyre më dhanë mundësinë të jem ky që jam sot”, shkroi ndër të tjera artisti.

Në këtë vizitë emocionuese, prezente ishte edhe e dashura e tij, Lotina Haziri.