1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Mozzik falenderon fansat e tij për përkrahje: Falë jush jam këtu sot

- Advertisement -

Njëri nga reperët më aktiv është edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik.

Ai është shumë aktiv me projekte muzikore por edhe me foto dhe video të cilat i ndan me ndjekësit e tij në ‘Instagram’.

Së fundi reperi u ka ofruar mundësinë për të bërë pyetje ndjekësve të tij në ‘Instagram’.

Teksa u është përgjigjur disa pyetjeve, ai më vonë në një tjetër postim është shprehur i lumtur dhe falënderues për secilin prej tyre.

Mozzik u ka premtuar atyre se ky vit do të jetë shumë interesant.

“Nuk kam shans me iu përgjigj secilit e secilës veç ta dini se jam mirënjohës ndaj secilit..që falë juve jam ku jam sot. E mundem me qenë shumë i zënë se jam gjithë kohën duke punuar..por asnjëherë nuk iu harroj prej ku jemi nis bashkë e deri ku kemi arritur. E edhe sa rrugë kemi përpara. Ju dua sinqerisht. Ky vit do të jetë shumë shumë interesant”, ka shkruar reperi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit