Në Nyon është tërhequr shorti për garat e play-off-it në Ligën e Kampionëve.
16-të skuadrat që synojnë kalimin në fazën tjetër të garave në elitën e futbollit evropian, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e radhës.
Sfida kryesore e këtij rrethi pritet të jetë përballja mes Benficës së Jose Mourinhos dhe Real Madridit. Kujtojmë se dy ditë më parë skuadra portugezi pas një sfidë të çmendur mundi Realin, duke siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it.
Duel joshëse pitet të jetë edhe ballafaqimi mes Galatasarayt dhe Juventusit, derisa edhe sfida tjera premtojnë përballje të forta.
Ndeshjet e para do të luhen me 17-18 shkurt.
Në duelet e play-off-it takohen:
Benfica-Real Madrid
Bodo-Glimt-Inter
Monaco-Paris
Qarabag-Newcastle
Galatasaray-Juventus
Clube Brugge-Atletico Madrid
Borussia Dortmund-Atalanta
Olympiacos-Leverkusen






