-12.3 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Mourinhos nuk i ndahet Real Madridi, Benfica sërish me “Mbretërit” pas shortit të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Në Nyon është tërhequr shorti për garat e play-off-it në Ligën e Kampionëve.

16-të skuadrat që synojnë kalimin në fazën tjetër të garave në elitën e futbollit evropian, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e radhës.

Sfida kryesore e këtij rrethi pritet të jetë përballja mes Benficës së Jose Mourinhos dhe Real Madridit. Kujtojmë se dy ditë më parë skuadra portugezi pas një sfidë të çmendur mundi Realin, duke siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it.

Duel joshëse pitet të jetë edhe ballafaqimi mes Galatasarayt dhe Juventusit, derisa edhe sfida tjera premtojnë përballje të forta.

Ndeshjet e para do të luhen me 17-18 shkurt.

Në duelet e play-off-it takohen:

Benfica-Real Madrid

Bodo-Glimt-Inter

Monaco-Paris

Qarabag-Newcastle

Galatasaray-Juventus

Clube Brugge-Atletico Madrid

Borussia Dortmund-Atalanta

Olympiacos-Leverkusen

Të ngjashme

Të fundit