28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Mourinhos i “buzëqeshin” shkarkimet, portugezi nuk del asnjëherë i humbur përfiton deri në 108 milionë euro

- Advertisement -

Fenerbahçe shkarkoi Jose Mourinhon, pasi ky i fundit dështoi që me skuadrën e tij të shkonin në grupet e Ligës së Kampioneve. Klubi nuk mund ta përballonte të njëjtin dështim, për të dytin vit radhazi.

Dhe i sakrifikuari ishte portugezi. Trajneri megjithatë mund ta harrojë shpejt vendimin e Fenerbahçes. Kjo pasi nga këto vendime drastike në total ka grumbulluar 108 milionë euro.

Nënkampionët e Turqisë duhet të paguajnë 15 milionë euro, për shkarkimin e tij. 62-vjeçari ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, vetëm nga arkëtimet e shkarkimeve.

Gjithçka nisi me Chelsean ku fillimisht arkëtonte 20.9 milionë euro. Shkarkim tjetër ka ardhur pikërisht nga londinezët, Reali, Manchester United, Tottenham dhe Roma. Me asnjë klub nuk është larguar duarbosh.

Chelsea                         20.9M€
Chelsea                         9.6M€
Real Madrid                 19.7M€
Manchester United      22M€
Tottenham Hotspur     17.4M€
Roma                           3.5M€
Fenerbahçe                 15M€

108.1M€

Të ngjashme

Të fundit