-2.6 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Mourinho thotë se do ta drejtonte një ditë Juventusin

- Advertisement -

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho ka lënë anash rivalitetin me Juventusin në prag të ndeshjes me “Bianconerët” në Ligën e Kampionëve.

The Special One” kishte fituar tripletën me Interin duke pasur shumë polemika me Juventusin gjatë kohës sa ishte trajner te zikaltërit.

 

 

Megjithatë edhe si trajner i Manchester United kishte pasur rivalitet me “Zonjën e Vjetër” në nje ndeshje të Championsit në Torino.

Sidoqoftë kjo nuk ka ndikuar te Mourinho që në të ardhmen ta drejtojë Juven.

“Po, do ta drejtoja Juventusin. Nuk habitem që morën Spallettin sepse është trajner i madh. Çuditem kur klube të mëdha marrin trajner të panjohur”, u shpreh Mourinho. Trajneri luzitan foli edhe për shanset e Benficës për të qene në play-off. “Duhet të fitojmë. Na duhet patjetër fitorja për të pasur një shans për play-off-in. Kjo do ta ulë presionin për ndeshjen e radhës, sepse për ne është ose fitore, ose asgjë. Ne jemi Benfica, një ekip me shumë lojtarë të dëmtuar, por ata që janë këtu e dinë sa e rëndësishme është historia jonë”, u shpreh Mourinho.

Kujtojmë se ndeshja Juventus-Benfica, do të luhet sonte në orën 21:00.

Të ngjashme

Të fundit