Jose Mourinho thuhet se dëshiron të zëvendësojë Erik ten Hag si trajner i Manchester United këtë verë.
Sipas Manchester Evening News, Mourinho po synon një rikthim në një pozicion të nxehtë menaxherial në Premier League përpara sezonit 2024-2025.
Mësohet se Mourinho ka njoftuar miqtë e ngushtë se do të ‘shëtiste’ në Old Trafford nëse i jepej mundësia për të menaxhuar edhe një herë klubin, shkruan Sportsmole.co.
61-vjeçari thuhet se është mik i mirë me pronarin e ri minoritar të United, Sir Jim Ratcliffe, i cili ka marrë kontrollin e operacioneve të futbollit nga familja Glazer.
Megjithatë, besohet se grupi INEOS nuk po e shikon Mourinhon si një zëvendësues të mundshëm për Ten Hag ndërsa sezoni i afrohet përfundimit.