Home Sport Mourinho suspendohet me katër ndeshje nga UEFA

Mourinho suspendohet me katër ndeshje nga UEFA

0
Mourinho suspendohet me katër ndeshje nga UEFA

Jose Mourinho është pezulluar për katër ndeshje evropiane nga UEFA të mërkurën për “abuzim verbal” ndaj arbitrit të finales së Ligës së Evropës në garazhin e stadiumit pasi Roma humbi nga Sevilla.

Pamjet qarkulluan pas finales së 31 majit kur trajneri i Romës iu afrua arbitrit anglez Anthony Taylor në garazhin e “Pushkash Arena” të Budapestit dhe e quajti atë një “turp”.

Roma humbi me penallti ndaj Sevillas pas barazimit 1:1, në ndeshjen që ishte shansi i fundit i klubit italian për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve edicionin e ri. Mourinho do të vuajë dënimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës duke filluar në shtator, pasi u shpall fajtor për “drejtimin e gjuhës abuzive ndaj një zyrtari të ndeshjes”, tha UEFA në një deklaratë duke njoftuar vendimin e panelit të saj disiplinor. Një ditë pas finales, arbitri Taylor dhe familja e tij u ngacmuan nga tifozët e Romës në aeroportin e Budapestit. UEFA gjithashtu gjobiti Romën me 50,000 euro dhe do të bllokojë shitjen e biletave të klubit për ndeshjen e radhës në udhëtim në Ligën e Evropës.

Exit mobile version