Ish-kampionët e Evropës, Benfica dhe Real Madrid, do të luajnë në Lisbonë të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve nga ora 21:00. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës së kësaj gare.
Real Madridi do të hyjë në të si skuadra e tretë në renditje, ndërsa Benfica është në vendin e 29-të dhe i duhet një fitore për të avancuar në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.
Benfica drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho, i cili më parë ishte te Reali. Portugezi kritikoi kolegun e tij në Real, Alvaro Arbela, i cili pa përvojë si trajner në futbollin senior mori drejtimin e një prej ekipeve më të mira në botë pas largimit të Xabi Alonsos.

“Ka njerëz që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre si trajner, por prapë drejtojnë klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Është një befasi për mua kur trajnerë pa përvojë marrin një shans në klube të mëdha. Më parë besoja se trajnerët më të mirë janë ata që fitojnë dhe pushtojnë më shumë”.
“Kjo nuk është më kështu. Ata që bëjnë më mirë janë ata që krijojnë përshtypjen më të mirë për veten e tyre. Disa trajnerë provojnë diçka dhe dështojnë. Pastaj thonë se vdiqën për idetë e tyre. Nëse vdes për idetë e tua, atëherë je budalla”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, është interesante se Mourinho e stërviti Arbeloan si lojtar ndërsa drejtonte Real Madridin.






