Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka refuzuar të diskutojë me Chelsean për një kthim në mundshëm në krye të, të kaltërve, në shenjë besnikërie ndaj Romës. Kështu së paku është zbuluar nga mediat italiane gjatë ditës së sotme.
Gjuetia e Chelseat për një trajner të ri bëri që londinezët t’i afrohen Mourinhos për mundësinë e kthimit për një periudhë të tretë në Stamford Bridge, sipas Corriere dello Sport. Skuadra e Premierligës dëshironte ta shtonte atë në listën e tyre të ngushtë të kandidatëve, por portugezi menjëherë iu tha se ai nuk kishte interes të kthehej në Londër dhe donte vetëm të qëndronte në Serie A me Romën.
Mourinhos i skadon kontrata me Romën në vitin 2024 dhe tashmë është lidhur me një largim. Ish-trajneri i Chelseat është përfolur se kërkohet nga Paris Saint-Germain, kombëtarja e Brazilit dhe skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.
Chelsea mbetet pa një trajner të përhershëm dhe vazhdon të ketë shumë vështirësi në fushë. Trajneri i përkohshëm, Frank Lampard ka udhëhequr skuadrën drejt pesë humbje radhazi që e kanë lënë skuadrën në pozitën e 12-të në tabelën e ligës dhe jashtë Ligës së Kampionëve. Mauricio Pochettino është shfaqur si favorit për t’u emëruar trajneri i ardhshëm i klubit, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për emërimin e tij.
Chelsea ka humbur 11 nga 26 ndeshjet e saj në Premierligë që nga largimi i Thomas Tuchel (7 fitore 8 barazime), po aq sa humbën në 63 ndeshjet e tyre nën drejtimin e gjermanit midis janarit 2021 dhe shtatorit 2022 (35 fitore 17 barazime 11).
Chelsea lojën e radhës e zhvillon kundër Arsenalit në Emirates në kuadër të Premierligës.