Trajneri i Romës, Jose Mourinho tha se për të e rëndësishme është loja e radhës, ndërsa e kaluara është pjesë e historisë.
Ky reagim i tij erdhi pasi disa tifozë duan që Mourinho të largohet nga klubi i Seria A pas fillimit të vështirë të sezonit të ri.
“Ka gjithashtu Anti-Mourinhizëm. Sidomos në Romë, mund të gjesh të dyja palët”, tha ai pas fitores ndaj Cagliarit.
“Anti-Mourinhizmi bëhet nga njerëz që gëzohen kur Roma nuk fiton dhe kur Roma nuk ka sukses evropian. Ata argëtohen në radio dhe kjo është mirë. E them këtë sepse takoj njerëz në rrugë, në çdo pjesë e botës, të cilët identifikohen me mënyrën time të jetesës. Megjithatë, për mua, loja më e rëndësishme është gjithmonë ajo e radhës, e kaluara është historia”, deklaroi tekniku portugez.
Para fitores së ekipit të tij ndaj Cagliarit, trajneri i Romës ishte nën presion serioz pas një fillimi të dobët të sezonit, raporton Goal.com.