2.2 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Mourinho i kundërpërgjigjet Guardiolës: Kam fituar trofe me drejtësi dhe pastërti, jo me 150 akuza

- Advertisement -

Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur ashpër Pep Guardiolës, pasi trajneri i Manchester Cityt kishte thënë se ka fituar tituj më shumë se portugezi.

Gjatë humbjes 2:0 ndaj Liverpoolit të dielën që lamë pas, Guardiola çoi gjashtë gishta lartë në Anfield duke u kundërpërgjigjur ndaj thirrjeve të fansave të Liverpoolit që thonin se ai do të shkarkohej në mëngjes, pas shtatë ndeshjeve pa fitore.

Gjesti me gjashtë gishta kishte kuptimin e numrit të trofeve të fituar në Premierligë.

Tifozët e krahasuan gjestin me Mourinhon që shpesh ka bërë veprime të ngjashme sa ishte në detyrë te Manchester Unitedi.

Pas këtij krahasimi, Guardiola në një konferencë për shtyp tha: “Por ai ka fituar tre dhe unë kam fituar gjashtë.”

‘Special One’ nuk vonoi me përgjigjen e tij, duke thënë se të paktën ata trofe i ka fituar me drejtësi dhe pastërti, duke aluduar në 115 akuzat që janë në drejtim të Manchester Cityt.

“Unë nuk dua të humbas natyrën time, unë jetoj në vendin tuaj, duhet të respektoj, të mësoj dhe të përshtatem, dua vetëm të përshtatem me gjërat në të cilat marr pjesë. Dua të fitoj, por dua të fitoj pastër, me drejtësi. Nëse nuk mund të fitoj pastër, preferoj të humbas. Guardiola më tha diçka dje, ai fitoi gjashtë trofe, unë tre. Por unë fitova pastër dhe me drejtësi. Nëse kam humbur, dua ta përgëzoj kundërshtarin që ishte më i mirë. Nuk dua të fitoj kur akuzohem për 150 raste.”

Image

Mourinho i referohej 115 shkeljeve të supozuara të Manchester Cityt për rregullat financiare në Premierligë, akuza që datojnë nga viti 2009 e deri tani.

Guardiola iu bashkua Cityt në vitin 2016 dhe ata fituan dy tituj nën drejtimin e spanjollit gjatë asaj periudhe.

Nuk është hera e parë që Mourinho përmend shkeljet e mundshme të Cityt, duke thënë: “Siç e dini, ne [Man Utd] fituam Ligën e Evropës dhe përfunduam të dytët në Premierligë. Mendoj se kemi ende shans për ta fituar atë trofe, sepse ndoshta Manchester City ndëshkohet me pikë dhe ne fitojmë ligën. Pastaj ata duhet të më paguajnë bonusin dhe të më japin medaljen.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit