Trajneri i Benficas, Jose Mourinho ka ndarë mendimin e tij për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e cilësuar atë si një risi që sjell debate.
“Special One” javën tjetër debuton me gjigantin portugez në Ligën e Kampionëve, si mysafir i Chelseas.
“Jam ende në një periudhë studimi, që nuk më lejon të them nëse preferoj formatin e mëparshëm apo këtë të ri. Është ndryshe. Vitin e kaluar luajta në këtë format në Europa League dhe preferoj të them se është inovativ”, u shpreh portugezi.
Mourinho pranoi se sistemi me vetëm një ndeshje mund të sjellë frustrime: “Nëse luan si mysafir– do të kishe dashur të luaje në shtëpi; nëse luan në shtëpi – do të kishe dashur të luaje jashtë”.
“Në renditjen mes kaq shumë skuadrash, unë gjendem në një pozicion të caktuar, por nuk kam luajtur kundër ekipit që është mbi mua”.
Megjithatë, tekniku 61-vjeçar nuk i mohoi anët pozitive: “Është interesante që ke mundësinë të përballesh me tetë kundërshtarë të ndryshëm që në fillim të turneut”.
Kujtojmë, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, Benfica e drejtuar nga Bruno Lage u mposht nga Qarabag me rezultatin 2-3.