Benfica është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pasi ka eliminuar Fenebahçen e Jose Mourinhos.
Portugezët fituan 1:0 falë golit të turkut Kerem Akturkoglu dhe kaluan tutje pasi takimi i parë qe mbyllur 0:0.
Kopenhaga po ashtu ka shkuar tutje pasi ka mundur 2:0 dhe 3:1 në total Baselin e Xherdan Shaqirit.
Qarabagu është kualifikuar në garën më të madhe për klube ndonëse humbi 2:3 nga Ferencvarosi, pasi rezultati total ishte 5:4.
Clube Brugge dërmoi 6:0 Rangersat dhe triumfoi 9:1 në total duke siguruar kështu pjesëmarjen në Ligën e Kampionëve.