Sipas Il Corriere dello Sport, trajneri i Romës, José Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Paulo Dybalan dhe madje e informoi argjentinasin për dëshirën e tij në janar.
“La Joya” do të largohet nga Juventusi në fund të kontratës së tij në qershor dhe ka qenë i lidhur me një numër klubesh në mbarë Evropën. Interi duket se është në “pole position” për të siguruar shërbimet e tij, por Mourinho është i vendosur të nënshkruajë me 28-vjeçarin në verë.
Il Corriere dello Sport raporton se një i afërm i Dybalas beson se një lëvizje te Roma do të ishte ‘opsioni më i mirë’ për sulmuesin, i cili po konsideron një transferim në Stadio Olimpico.
Dybala ka zhvilluar bisedime me Interin dhe disa klube evropiane, duke përfshirë Arsenalin, Newcastle United, Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Sevilla, por Roma është gjithashtu ndër opsionet.
Mourinho është një admirues i madh i La Joya-s dhe madje e informoi atë për dëshirën e tij për të punuar së bashku pas takimit të fundit mes Juventusit dhe Romës në Stadio Olimpico në janar.
Sipas raportit, Mourinho i tha Dybala: “Ti je një lojtar i madh dhe unë do të doja të stërvitja një lojtar si ti”.
Agjenti i Dybala-s, Jorge Antun ishte në Romë këtë javë dhe duhej të takonte Tiago Pinto, por takimi u shty pas humbjes së Giallorossi kundër Fiorentinës të hënën mbrëma. Humbja do të thotë se Roma ende nuk e ka siguruar një vend evropian.
Giallorossi duan të kenë ide të qarta për të ardhmen, veçanërisht në aspektin financiar. Kualifikimi në një kompeticion evropian do t’i jepte klubit burime të mjaftueshme për të rekrutuar një lojtar si La Joya.
Dybala tundohet të bashkohet me Romën dhe dy ndeshjet e fundit evropiane kundër Bodo/Glimt dhe Leicester City të luajtura në një Olimpico të stërmbushur, e impresionuan La Joya-n, duke e bërë atë të konsiderojë një lëvizje në kryeqytet gjatë verës.