Kim dhe Khloe Kardashian shfaqën fizikun natyralë nga pushimet në plazh, në një ishull.
Yjet spektaklit “The Kardashians” treguan linjat e tyre trupore teksa rrinin në rërë për pozat provokuese, shkruan The Sun.
Dy motrat kishin veshur kostume banje metalike nga linja e re e rrobave të banjës “Skims” e cila është e themeluar nga Kimi, dhe u lansuan në treg në fillim të këtij muaji.
Fotografitë tregojnë dyshen duke ecur në plazh, duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shtrihen në rërë, gjersa më pas u panë duke larguar rërën nga trupi i tyre duke bërë një dush jashtë.
Kim dhe Khloe ndanë me fansat në rrjetet sociale shumë fotografi nga pushimet e tyre familjare, duke përfshirë disa që morën reagime nga fansat për përdorimin e dukshëm të ‘photoshop’-it.
Ajo dhe motra e saj më e vogël më pas u spërkatën nëpër ujërat blu kristal me rroba banje të zeza, ku shiheshin duke u argëtuar me njëra-tjetrën.