22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Motra e Rita Orës, Elena nis pushimet verore në Ulqin – duket atraktive në bikini ndërsa shijon relaksin në lumin Buna

- Advertisement -
Elena Ora, motra e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka zgjedhur brigjet e Ulqinit për disa ditë të mira pushimi, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga ky udhëtim veror.

Në një seri fotografish të publikuara së fundmi, Elena shfaqet duke shijuar natyrën dhe qetësinë e lagjes Ada Bojana – një zonë e njohur për bukurinë e saj dhe e cila, sipas burimeve, është vendi ku familja Ora zotëron një vilë pushimi.

Në pozat e ndara me ndjekësit, Elena duket në formë të shkëlqyer, teksa relaksohet buzë detit dhe tregon linjat trupore në veshje plazhi. Ajo ka zgjedhur një stil natyral dhe elegant për këto ditë pushimi, ndërkohë që vëmendjen e fansave e morën edhe detajet nga vendi ku qëndroi.

Foto: Elena Ora/Instagram

“Ishte një udhëtim Ballkanik, bejb”, ka shkruar Elena në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se vizita në Ulqin ishte pjesë e një aventure më të gjerë në rajon.

Përveçse motra e Rita Orës, Elena është edhe menaxherja e saj dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e këngëtares shqiptaro-britanike. Megjithatë, ajo di gjithashtu si të ndajë kohën për veten, dhe këto ditë relaksi janë një dëshmi e qartë e balancës që mban mes punës dhe jetës private.

Foto: Elena Ora/Instagram

Ulqini dhe Ada Bojana vazhdojnë të mbeten destinacione të dashura për shumë shqiptarë dhe figura publike, që gjithnjë e më shumë po i zgjedhin për pushime verore me stil dhe qetësi. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

Të ngjashme

Të fundit