29.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Motra e presidentes Osmani me shkrim për kolapsin në KEK: Pasojë e liberalizimit jo të duhur të tregut

- Advertisement -

Avokatja Blinera Osmani, motra e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës energjetike në vend.

Osmani në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky kolaps po ndodhë si pasojë e liberalizimit jo të duhur të tregut.

“Prej muajsh kemi ndjekur nga afër procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, me bindjen se një treg i hapur mund të funksionojë vetëm kur ka konkurrencë reale dhe furnizues të shumtë aktivë.

Sot po përballemi me të kundërtën. Konsumatorët e mëdhenj (bizneset) janë detyruar të dalin në tregun e lirë, por përballë tyre nuk ka furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata. Si rezultat, mijëra prej tyre kanë përfunduar pa furnizim dhe janë orientuar automatikisht te KEK si furnizues i fundit (SLR)” – ka shkruar ajo.

Osmani ka shtuar se bizneset janë të detyruar të dalin në tregun e lirë, po pa furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata.

“Sot po përballemi me të kundërtën. Konsumatorët e mëdhenj (bizneset) janë detyruar të dalin në tregun e lirë, por përballë tyre nuk ka furnizues të gatshëm që të ofrojnë kontrata. Si rezultat, mijëra prej tyre kanë përfunduar pa furnizim dhe janë orientuar automatikisht te KEK si furnizues i fundit (SLR).

KEK, i cili nuk është krijuar për të përmbushur këtë rol në shkallë kaq të gjerë, nuk ka kapacitet teknik, tregtar e financiar për ta përballuar fluksin. Kjo sjellë bllokim operacional dhe çmime të papërballueshme për konsumatorët. Kjo situatë nuk është vetëm problem i KEK-ut, por është rezultat i një plani të zbatuar pa përgatitje të duhur, pa analizë të tregut, dhe pa fazë kalimtare që do të siguronte tranzicion të qëndrueshëm” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit