-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Motra e Neymar magjepsë ndjekësit e saj me postimin e fundit

- Advertisement -

Motra e Neymar ka mahnitur fansat me një foto të saj në një bluzë të shkurtër.

Rafaella Santos ka postuar dy foto brenda një jave në Instagram që kanë mahnitur 5.6 milionë ndjekësit e saj. E para tregon një pamje nga afër të Rafaelës me veshjen e saj të bardhë, ndërsa e dyta tregon brazilianen me të njëjtin bluzë të shoqëruar me një kapele.

Të dyja fotot janë bërë virale në rrjetet sociale ku e para ka fituar 53 mijë pëlqime në vetëm dy ditë. Fansat e saj treguan dashurinë e tyre për postimin. Njëri komentoi: “Sa bukur”. Një tjetër tha: “Princeshë”. Më shumë fansa reaguan: “Je e mrekullueshme”.

Nuk është hera e parë që ajo bëhet virale – gjatë verës fotot e saj në një xhakuzi kanë ndezur rrjetin social. Rafaella, 26 vjeç, është tani një modele pasi mori pjesë për herë të parë në një reklamë përpara Kupës së Botës 2014. Ajo njihet për një marrëdhënie të ngushtë me vëllanë e saj të madh Neymar, 30 vjeç.

Ditëlindja e saj është më 11 mars dhe sulmuesi i PSG-së ka humbur një numër ndeshjesh rreth asaj date gjatë viteve, duke ndezur teori konspirative se ai bën sikur është i dëmtuar për të mos humbur ditëlindjen e motrës.

Siç ka bërë të ditur Th Sun, ish-ylli i Barcelona-s ka humbur shtatë ndeshje rreth ditëlindjes së motrës së tij që nga viti 2013. Megjithatë, ai theu traditën në fillim të këtij viti për të luajtur në ndeshjen jetike të PSG-së në Champions League kundër Real Madrid-it, me ekipin e tij që u eliminua nga fituesit e ardhshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit