8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Motra e Emina Çunmulaj kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiq

- Advertisement -

Javën e kaluar, Aleksandar Vuçiq fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.

Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.


Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore, ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit