24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

“Motra” e Bllacës”, me serbishte të rrjedhshme, kjo është Zdenka Pumper e cila i koordinoi hetimet kundër UÇK-së

- Advertisement -
Emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka publikuar episodin e pestë të serisë ekskluzive “Llaptopi i Bllacës”, ku janë zbardhur përgjime të reja dhe komunikime të ndjeshme ndërmjet Nazim Bllacës dhe ish-hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper.

Në episodet e mëparshme, ishin paraqitur pjesë të shkurtra të bisedave mes tyre, por sonte, “Debat Plus” sjell një mori të dhënash të reja – përfshirë përgjime të drejtpërdrejta – që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Bllacës dhe hetueses evropiane.

Në këto përgjime Zdenka Pumper  komunikon rrjedhshëm me Bllacën në gjuhën serbe. Ajo më vonë gjatë dëshmisë së saj në Hagë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt  ndër të tjera prezantohet si ish-police austriake. Përderisa gjuhën serbe e flet rrjedhshëm, gjuhën angleze nuk e flet as afër si gjuhën serbe.

Dyshja, Bllaca-Pumper diskuton për gjithçka: nga pakënaqësitë e Bllacës në burg, te emrat e prokurorëve që nuk i pëlqejnë atij, e deri te mënyrat se si të koordinojnë informatat për t’i shndërruar në raste gjyqësore.

Bllaca e thërriste Zdenkën “motër”, duke reflektuar një marrëdhënie të ngushtë dhe të pandarë, me komunikime që ndodhnin ditë e natë, pa ndonjë kufizim orari apo fundjave.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, Zdenka Pumper kishte nisur punën si hetuese në EULEX nga maji i vitit 2009, vetëm pesë muaj pas zbarkimit të misionit në Kosovë. Ajo ishte pjesë e Task-Forcës kundër korrupsionit për gjashtë vjet.

Por ajo që shton edhe më shumë peshë në këtë histori është fakti se pas largimit nga EULEX-i, Pumper u bashkua me Prokurorinë e Gjykatës Speciale në Hagë, fillimisht si pjesë e Task Forcës Hetimore Speciale (SITF) dhe më pas si pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Vetë Pumper, në rastin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, është paraqitur si dëshmitare.

“Jam Zdenka Pumper. Punoj për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. I jam bashkuar TFHS-së në janar të 2016-s dhe pastaj në verë kalova direkt në ZPS. Jam udhëheqëse e koordinimit të hetimeve”, kishte thënë ajo gjatë dhënies së dëshmisë së saj në Hagë.

“Për prejardhjen e saj, interesohej edhe Bllaca kur fliste me të. Veçse Zdenkes nuk i vinte mirë e as s’donte të lëshohej se pse din kaq mirë serbisht”, ka thënë Ermal Panduri.

Bllaca: Ku ke kry shkollë ti bre?

Zdenka: Qysh po mendon?

Bllaca: Ti ke punu në Kroaci apo jo?

Zdenka: Jo, në Austri.

Bllaca: E qysh e din serbishten?

Zdenka: Ee ma ka mësu baba.

Bllaca: Pse e ke mësu, çka po të vyn? Kjo është gjuhë ballkanike, për pak vende?

Zdenka: Baba më ka thënë gjithnjë që duhet me mësu ma shumë gjuhë.

Bllaca: Këtu ka njëfarë ndërlidhje. Mirë, mirë…

Zdenka: Çka?

Bllaca: Duhet me pa a ka ndonjë far lidhje këtu apo jo …

Zdenka: Çfarë lidhje?

Bllaca: Dëgjomë. Unë kam kqyr pak, kam lexu pak. Ku ke punu, çka ke punu. Çfarë kohe e ke kry shkollën fillore, shkollën e naltë e fakultetin. Kam lexu pak.

Zdenka: Po…?

Bllaca: …edhe që ke punu me financa shumë. Po, e kam pa e kam lexu me kënd duhet me punu Bllaca, kush është ky njeri, a ka far fuqie? A ka nerva…

Zdenka: Unë kam nerva.

Bllaca: Edhe kështu është mirë, por tash duhet me verifiku a ki ndonjë lidhje…kjo lidhja ballkanike….

Zdenka: Jo unë nuk kam kurrgjë ..

Pra, Bllaca me Zdeken, koordinonin në përpikmëri se sit ë vepronin tutje.

’’Ajo i jepte udhëzime si komandantja e saj, ai i ndiqte si ushtar i disiplinuar. Dytë, qëllimin e kishin të njëjtë, punoni kundër ish-komdantëve të UÇK-së. Dhe në telefon nga burgu, Bllaca i raportonte asaj e edhe ajo i shpjegonte se qysh po punon p.sh. kundër Haradinajt dhe atë në dy telefonata të ndryshme”, ka thënë tutje Panduri.

Bllaca: Unë kam punu në tri linja kundër kolaboracionistëve..

Zdenka: A keni bërë ndonjëherë atë që e kam kërkuar prej jush?

Bllaca: Po, kam punu në tri linja me kolaboracionistë, me LDK-në, kundër PDK-së dhe kundër dëshmitarëve.

Zdenka: …edhe s’keni mujt …

Bllaca:  a ti je i rrezikshëm … unë kam lexuar e-mailin, u çudita thash çka ka lidhje kjo me këtë? Pi ujë, coca-cola, edhe mendoj çka është kjo? Duhet me mendu për këto punë apo jo? Çka është kjo? Çfarë lidhje ka me këtë far linku? Edhe them, çudi …ne kemi punu në tri linja. Edhe procesi kundër Limajt…

Zdenka: Unë kam dërguar për Haradinajn.

Bllaca: Dëgjomë, na duhet me punu për këtë punën që e kemi, a po kupton? Që e kam përpara, afër. Shefi yt, a don me ngrit padi kundër peshqve të mëdhenj apo jo?

Zdenka: Nuk e di.

Të ngjashme

Të fundit