11.7 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thi**kë në sallën e gjyqit

- Advertisement -

Sipas raportit të mediumit gjerman ‘WDR’, motra e Besar Nimanit ka tentuar të fus një thikë në gjykatë para seancës.

Seanca që do mbahej ishte për vrasjen e boksierit kosovar, e cila filloi nga ora 09:00 të mëngjesit, raporton telegrafi.

Fillimisht, ditën e parafundit të gjykimit, motra e Besar Nimanit tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit, por u detyrua ta dorëzonte në kontrollin e hyrjes, sipas avokatit mbrojtës.

Në ditën e fundit (26 shkurt), me të përfunduar seanca gjyqësore në ora 13:30, janë dëgjuar të shtëna – ndërsa dëshmitarë okularë të cilët kanë thënë se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë pasi u plagosën.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, të plagosurit ishin babai dhe vëllai i të pandehurit në këtë proces, raporton telegrafi.

Gjykimi i boksierit Nimani, i cili filloi në orën 9 të mëngjesit, përfshin të pandehurin Huseyin Akkurt, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut.

Një i dyshuar i dytë është ende në arrati. Sipas BILD-it gjerman, dëshmitarët okularë kanë raportuar se kanë dëgjuar zyrtarët policorë duke thirrur: “Dikush po qëllon jashtë!”, pas së cilës të gjithë u larguan me nxitim nga salla.

Vëllai i të pandehurit ishte plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij kishte marrë një plagë në gjoks dhe raportohet se ka ndërruar jetë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit