-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Motra e Armend Mujës merrë pjesë në tubimin e kundërshtarit të tij

- Advertisement -

Mota e Armend Mujës, Adelina Muja-Brahimi është parë në tubimin e organizuar nga kundështari i vëllait të saj, në Mitrovicë. Aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, Ramadan Beshiri i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër vlerësohet të jetë në garë ‘të ashpër’ me grupin që udhëheqë Muja. Por kjo nuk e ka penguar Adelina Mujën të marrë pjesë në fushatën e tij.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë bindshëm subjekti i parë në Mitrovicë, ku kishte marrë 63 për qind apo 22 580 vota. Por kjo parti duket se nuk i ka punët mirë në aspektin e organizimit të brendshëm, ku tashme ka nisur gara për të marrë drejtimin e VV-së në Mitrovicë. 

Grupe të ndryshme po luftojnë për të marrë drejtimin e qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Deputeti Armend Muja, deputetja Arjeta Fejza, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtir, dhe aktivisti i dalluar Ramadan Beqiri janë udhëheqësit kryesorë të katër grupeve që po garojnë të marrin drejtimin e VV-së në Mitrovicë.

Grupi i udhëhequr nga Ramadan Beshiri vlerësohet të jetë në garë ‘të ashpër’ me atë të Armend Mujës.

Ramadan Beshiri është një aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5101401736575010&id=100001157023979

Më 11 korrik, Beshiri kishte mbajtur një tubim me mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tavnik, qarkun që vlerësohet për rrëzimin e ish-kryetarit Agim Bahtiri.dhe mbështetjen dhënë Armend Mujës.

Edhe pse Muja e kishte quajtur të paligjshëm këtë takim, kjo nuk e ka penguar Adelinën të marrë pjesë.

Gazeta Insajderi ka pyetur Beshiri për prezencën e motrës së Mujës në tubimin e tij, i njëjti ka thënë se me Adelinën ka një raport të mirë shoqerorë dhe I ishte përgjigjur pozitivisht ftesës.

“Ajo është me prejardhja nga lagjia jonë, na ka nderu me pjesëmarrje. Kemi raport shoqërore, prandaj ju ka përgjigje pozitivisht ftesës”, tha Beshiri për Insajderin.

Koordinatori i VV-së në Mitrovicë që po qalon në zgjedhjet e brendshme

Më 15 janar të këtij viti Armend Muja ishte zgjedhur koordinatori i Vetëvendosjesë, dega në Mitrovicë.

Sipas komunikatës, koordinatorët kanë përgjegjësi të merren me procesin e brendshëm zgjedhor që mbahen së shpejti.

Por, kjo situate duke se i ka dalur nga dora deputeti Armend Muja.

Pakënaqësitë e strukturës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë me koordinatorin e qendrës, Armend Muja, ka bërë që të ketë bojkotim të madh nëpër takime, shkruan Insajderi.

Një gjë e tillë u pa në takimin ku pjesmëmarrës ishte edhe i pari i partisë, kryeministri Albin Kurti

Më 19 qershor, Muja kishte ftuar të rinjët e Mitrovicës në lagjën Ilirda, ky temë kryesore ishte procesi i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, nga 22 mijë 580 votues, në takimin e thirrur nga Armend Muja morën pjesë vetëm një numër i vogël i qytetarëve.

Kryesisht në takim prezent ishin figurat e njohura të Vetëvendosjes, si kryeministri Albin Kurti, ministri Armend Mehaj, deputetët Adnan Rrustemi, Armend Muja e Arjeta Fejza, asambleistët Armend Begu e Kushtrim Zeneli, ish nënkryetari i LVV në Mitrovicë, Alban Uka, ish asamblistja Edona Bajrami, ish drejtoresha komunale, Nazan Kërveshi, dhe pjesa tjetër ishin zyrtarë administrativ të Qeverisë dhe LVV-së.

E ky tubim i dështuar duket se e kishte penguar edhe vet kordinatorin e degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën.

Përmes një postimi në Facebook, Muja kishte shkruar se ky takim ishte organizuar me të rinjët e lagjes Ilirida.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit