Kemi parë disa koncepte të smartfonëve me ekrane që rrotullohen duke ndryshuar madhësi nga Oppo dhe TCL, e madje u tha se edhe LG ishte duke punuar në një të tillë derisa hoqi dorë nga prodhimi i pajisjeve plotësisht.
Lenovo, një prodhues tradicional kompjuterësh erdhi me një laptop me ekran që rrotullohet, ndërsa tani divizioni mobil Motorola prezantoi smartfonin e parë.
Telefoni i palosur ka një ekran 4-inç por me një të klikuar butoni ekrani OLED zgjerohet në 6.5-inç. Një tjetër klikim i këtij butoni e kthen në gjendjen fillestare.
Ekrani është i përdorshëm në të dy madhësitë dhe përmbajtja adaptohet sipas madhësisë së ekranit. Lenovo gjithashtu tregoi laptopin e parë me këtë lloj ekrani dhe sesi përmirëson eksperiencën me videot vertikale si ato të TikTok.
Motorola aktualisht prodhon një smartfon me ekran me palosje, modelin Razr. Njerëzit siç duket i adhurojnë këto koncepte me ekrane ndryshojnë madhësi duke rrotulluar.
Sa i përket teknologjisë, në CES 2019 LG ishte i pari që zbuloi televizorin OLED që rrotullohet.