Motorola prezantoi telefonin e mençur S50 Neo për tregun kinez dhe e njëjta pajisje mbërriti në Evropë, por me një emër tjetër.
Kështu, evropianët do të mund të blejnë Motorola G85, një telefon i mençur i fuqizuar nga procesori Snapdragon 6s Gen 3 i Qualcomm, i cili gjendet edhe në modelin S50 Neo, dhe që në fakt është Snapdragon 695 i riemërtuar nga 2021, transmeton Telegrafi.
Pajisja ka një ekran pOLED 6.67 inç me rezolucion 1080×2400 pikselë, 12 GB RAM, 256 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet dhe mundësohet nga një bateri me kapacitet 5000 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë 30 W.
Në pjesën e pasme është kamera kryesore 50 MP (f/1.8) me stabilizues optik të imazhit dhe shoqërohet me një kamerë ultra të gjerë 8 MP. Një kamerë selfie 32 MP ndodhet në pjesën e përparme.
Pajisja përdor sistemin operativ Android 14 dhe disponohet në tre ngjyra, Urban Grey, Olive Green dhe Cobalt Blue.
Motorola G85 do të kushtojë midis 320 dhe 350 euro në Evropë, dhe blerësit e parë mund të presin një karikues TurboPower 68 W në paketë.