19 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

- Advertisement -

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe do të jemi në valën më të re të nxehtësisë tropikale. Minimalja pritet të zbres rreth 14 gradë Celsius, kurse temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Edhe më nxehtë të Premten do të jetë në Shqipëri me temperatura maksimale që do të luhaten nga 34 deri në 38 apo 39 gradë Celsius maksimalja lokalisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim të vendit. Pak më “freskët” nëse mund të themi do të jetë në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, me vranësira të pakta lokale.

Shumë nxehtë pritet të jetë edhe në jug të Malit të Zi.

Fundjava vjen me diell dhe me vapë intensive verore në gati të gjitha viset tona. Vapë e madhe sidomos në perëndim, qendër e veriperëndim të Shqipërisë, por edhe në Dukagjin të Kosovës si dhe në gati të gjitha zonat urbane. Gjasat për ndonjë rrebesh shiu do të jenë pothuajse zero./MeteoBallkan

Të ngjashme

Të fundit