Franca është ‘Pushtuar” nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë, duke shkaktuar kaos në rrugë.
Si pasojë e stuhisë dhe breshërit një grua humbi jetën.
Në një stuhi të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës, një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Një grua e përfshirë nga një përmbytje u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin norman të Rouen, njoftoi ministri i Brendshëm francez erald Darmanin në Tëitter. Një autopsi është duke u kryer.
Vreshtat u shkatërruan, fluturimet u anuluan, rrufeja goditi Kullën Eifel, por nuk shkaktoi asnjë dëm. Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.
Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht dje dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. Darmanin theksoi se kjo është “hera e parë në njëzet vitet e fundit” që stuhia ka prekur një zonë kaq të madhe.