Inter-Milan, i parashikuar të zhvillohet më 23 nëntor në orën 20:45, mund të luhet në kushte dimërore.
Sipas njoftimeve të fundit të meteorologëve për fundjavën, të dielën pas orës 19:00 pritet që në Milano të zbresin flokët e para të dëborës, si pasojë e një rënie të ndjeshme të temperaturave që tashmë ndihen si në qytet ashtu edhe në zonat përreth.
Kjo situatë kujton derbin e 24 shkurtit 2013, kur dëbora kishte mbuluar qytetin për disa ditë me radhë dhe u ndërpre vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes.
Ajo sfidë përfundoi 1-1, me nga një gol për secilën skuadër: Stephan El Shaarawy për Milanin dhe Ezequiel Schelotto për Interin.
Edhe pse në fushë pritet një duel me ritëm dhe intensitet të lartë, tribunat mund të kenë një atmosferë më të “ftohtë”, e diktuar nga kushtet e vështira atmosferike.






