Pas një fillimi të javës me temperatura polare, situata meteorologjike për ditën e enjte parashikohet të jetë më e qëndrueshme, e karakterizuar nga vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, dita e enjte do të sjellë një zbutje të lehtë të temperaturave maksimale, ndonëse mëngjeset mbeten ende të ftohta.
Njoftimi i IHMK-së:
E enjte
Mot i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 3deri 7°C
Era: nga juglindja 1-5m/s.






