5.6 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Moti për javën e ardhshme

- Advertisement -

Mbi vendin tonë javën e ardhshme parashihet të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me interval të shkurtra diellore, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të hënën pritet mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të nisin nga 0 deri në 3 gradë, maksimalet nga 5-9 gradë celsius.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillën nga 0-2 gradë celsius, ndërkaq maksimalet nga 8-11 gradë celsius.

Të mërkurën pritet mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 13 gradë celsius.

Të enjten pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale e ditës do të jetë 1 gradë celsius, ndërkaq maksimalet 6 gradë.

Ndërkaq të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara me mundësi të reshjeve të shiut.

Minimalet e ditës do të jenë -1 gradë celsius, ndërkaq maksimalet 6 gradë.

Të ngjashme

Të fundit