24 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Moti për javën e ardhshme

- Advertisement -

Javën e ardhshme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.

Pritet që moti të jetë kryesisht me diell, me vranësira kalimtare, pa reshje të dukshme.

Në orët e mesditës, temperaturat maksimale do të variojnë në intervalin veror, duke krijuar kushte të përshtatshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë.

Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës.
Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, tipik veror dhe i përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.

Të hënë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 24-27 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

“Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të variojnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë”, është parashikimi për të martën sipas IHMK-së.

Të mërkurën, moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të sillen nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 e 32 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

Të enjten, mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 28 deri në 36 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në raportin e parashikimit të moti nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës”, është parashikimi për të premten.

Të ngjashme

Të fundit