19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

- Advertisement -

Një front i ftohtë ajror depërton nesër në rajon, por fronti do të jetë i dobët dhe ndikimi i tij do të jetë vetëm ulja e temperaturave dhe freskimi sadopak i motit.

Gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë lokalisht të fuqishme kryesisht nga veriu dhe pikërisht këto erëra do të ndikojnë në uljen e temperaturave. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius në Dukagjin. Pak më freskët në Rrafshin e Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta. Pasdite për shkak të frontit të dobët të ftohtë ajror do të ketë zhvillime konvektive të pakta kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në perëndim të Maqedonisë së Veriut me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell, por pak më i freskët. Pasditeve priten zhvillime të izoluara kryesisht në juglindje të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Në viset tjera pa ndonjë zhvillim. Temperaturat do të jenë më të këndshme, por me rritje të lehta dhe graduale./MeteoBallkan/

Të ngjashme

Të fundit