24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Moti këtë fundjavë, temperatura arrin deri në 33 gradë

- Advertisement -

Të shtunën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende kryesisht në rrafshin e Dukagjinit pritet të sjellin riga të dobëta shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28 deri 32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura humbjet e sasive të lagështisë, të formuara si rezerva gjatë muajit maj, janë duke humbur mesatarisht pesë litra për metër katror, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike janë duke u keqësuar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit