3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Moti i lig, transporti publik në Prishtinë paralajmëron vonesa dhe pezullim të përkohshëm të disa linjave

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka bërë apel për kujdes si pasojë e reshjeve dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, krahas njoftimit se gjatë ditëve në vijim, transporti publik urban mund të ketë vonesa dhe ndërprerje të përkohshme në disa linja të transportit.

“Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Rekomandohet, të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme, të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit, të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren”, thuhet në njoftim e kryeqytetit në Facebook.

Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, thuhet se shërbimi i transportit publik mund të pezullohet përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

“Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrat pa pagesë 0800 122 33 dhe 0800 122 44”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit